30 Korrik 2025, 13:00
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët nga selia blu. Berisha e ka nisur fjalën e tij më draftin e Kodit të ri Penal. Ai e cilësoi si kurajoz qëndrimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës për këtë çështje, ndërsa shtoi se ky kod në të vërtetë shënon dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët.
Më tej Berisha tha se miratimi i këtij Kodi është atentat madhor ndaj fjalës, dhe sipas tij shkohet deri aty sa bëhet një nen për mbrojtjen e kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe gjyqtares, Irena Gjoka. Kryedemokrati shtoi se nuk beson ekziston një vend në botë ku qytetarët apo avoketërit, nuk mund të denoncojnë padrejtësitë që mund t'ju bëhen në sallën e gjyqit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Edhe njëherë, narkoshteti nuk mund të mos hartonte narkokodin. Dje në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm me kurajo denoncoi faktin se institucioni i tij apo ai si përfaqësues i akuzës në Republikën e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dijeni për kodin Rama-Ulsiu. Pra, kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi.
Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd. Pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë.
Atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë. Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avoketërit, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që u bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i kodit tejkalon çdo kufi. Dhe pse ky nen për mbrojtjen e Irena Gjokës dhe Altin Troplinit? Sepse ata janë në shërbim të regjimit, më të inkriminuarit në sistemin e drejtësisë. A mund të imagjinoni ju një mercenar që kryeson prokurorinë speciale me katër banesa, gjatë gjithë jetës së tij me një rrogë, dhe gjen edhe megafonët e Edi Ramës që thonë se është i ndershëm.
Njëlloj si një... pashë një titull të një megafoni të tij, bënte fjalë për diktaturë liberale. E morët vesh tani termin e fundit, është diktator, por është liberal. Këta janë njerëz të zbrazur edhe nga korteksi trunor, edhe nga karakteri njerëzor Pra, mediat po përdoren nga Edi Rama, po keqpërdoren në shkallën më ekstreme dhe tani edhe ata pak gazetarë të guximshëm që kanë mbetur dhe që shtrojnë me të drejtë pyetjen që si ka mundësi që Altin Troplini të ketë me rrogë të tij tre banesa në emër të vet dhe të banojë kollovar tek vjehrri, me dyshimet se është aksioner në atë vilë, të vazhdojë detyrën, ndërkohë që një tjetër gjykatës pse ka paguar faturat elektrike të vëllait të vet, i quhet banesë e tij. Ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Atij u përdoren ato fatura si dëshmi nga Altin Dumani dhe të tjerë për ta dënuar me një vit burg.
sali berisha drafti i kodit te ri penal
Politike
30 Korrik 2025, 12:17
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Pen...
Politike
30 Korrik 2025, 12:27
r.ll
jorgo goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vjet burg ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goron, për v...
Politike
30 Korrik 2025, 11:28
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me komunikimin e akuzës së ngritur ndaj tij nga...
Politike
29 Korrik 2025, 22:01
M.B
Shaip Kamberi
SERBIA- Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në...
Politike
29 Korrik 2025, 21:22
M.B
Aleksandër Vuçiç, Donald Trump dhe Albin Kurti
SHBA- Kongresistet amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dë...
Politike
29 Korrik 2025, 17:37
N.F
Kos
SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në "Facebook" ka publikuar letrën e k...
Politike
29 Korrik 2025, 16:16
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot gjatë një konference për shtyp...
Politike
29 Korrik 2025, 16:02
N.F
Foto
TIRANË- Financierja dhe e penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me dhënien e...
Politike
29 Korrik 2025, 15:24
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar pas daljes nga SPAK deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, i...
Politike
29 Korrik 2025, 14:30
r.ll
pamjet e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video në rrjetet e tij sociale nga aksioni i lirimit t...