Politike

"S’e di a ka internet në burg!" Meta e quajti “Zegjine”, Kryemadhi sulmon Blushin: Ia transmetoi fansi i gardërobës sime, ia njoh çfarë rrace ka

Kryemadhi tha se nuk e di a ka Ilir Meta internet atje në burg dhe vijoi sulmin ndaj sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi.

29 Korrik 2025, 15:24 Nga M.B
"S’e di a ka internet në burg!" Meta e quajti
Monika Kryemadhi

TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar pas daljes nga SPAK deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, i cili në një postim në rrjetet sociale e quajti “Zegjine”. Kryemadhi tha se nuk e di a ka Ilir Meta internet atje në burg dhe vijoi sulmin ndaj sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi.

Ajo tha për Blushin se është transmetuesi i deklaratës dhe e cilësoi si "fansin e garderobës së saj". Kryemadhi shprehu keqardhjen për gjithë këtë histori që ka ndodhur. Ajo tha se Meta nuk ka pasur dijeni për asnjë shpenzet e saj sepse të gjitha të ardhurat financiare kanë ardhur nga familja e saj.

"Nuk e di a e ka parë, a ka internet Ilir Meta atje në burg që të shohë Zegjinenë. Jam e bindur që transmetuesi i kësaj, zëdhënësi i vet politik e shpirtëror, dhe fansi i gardërobës sime, që mund ta ketë udhëzuar vjehrri i vet se ai është. Se shyqyr Zotit ia njoh rracat që të gjithëve, se çfarë rracash kanë, çfarë prejardhjesh kanë dhe çfarë monstruozitetesh prodhojnë.

Më vjen keq për gjithë këtë histori që ka ndodhur për shkak të gjithë situatës. Unë kam përgjegjësitë e mia si ish-bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve të tij sa i përket gjërave që në njëfarë mënyre, por edhe sot, po qe se përsëritet prap, nuk e shikoj të arsyeshme ti tregoj Ilir Metës marrëdhëniet e mia familjare, shoqërore e personale.

Kam pasur marrëdhënie sentimentale me të dhe politike, politikisht kam qenë gjithmonë korrekte me të, moralisht kam qenë superkorrekte me të dhe financiarisht kam qenë superkorrekte me të. Nuk kam asnjë detyrim. Meta nuk ka pasur dijeni për asnjë shpenzim timin sepse të gjitha të ardhurat e mia financiare kanë ardhur nga familja ime, asnjë e ardhur financiare, qoftë një qindarkë s’më ka ardhur nga Ilir Meta", tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll