29 Korrik 2025, 16:16
Nga M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot gjatë një konference për shtyp se drafti i Kodit të ri Penal është një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri duke kodifikuar juridikisht autoritarizmin politik të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Blushit, ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, "55" për agjitacion dhe propagandë. Ai thotë se ky Kod është themeli i instalimit me ligj të Narkoshtetit, një manifest juridik i pushtetit absolut, që shemb çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar të drejtësisë penale, që e kthen shtetin në polici politike dhe e çimenton “drejtësinë” në armë në duart e Ramës për të sunduar përmes frikës, ndëshkimit arbitrar dhe cënimit të lirive kushtetuese, duke shtypur në veçanti lirinë e fjalës, protestën dhe opozitën.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
Drafti i ri i antikushtetues i Kodit Penal është një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri duke kodifikuar juridikisht autoritarizmin politik të regjimit të Ramaduros. Ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, "55" për agjitacion dhe propagandë. Ky Kod është themeli i instalimit me ligj të Narkoshtetit, një manifest juridik i pushtetit absolut, që shemb çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar të drejtësisë penale, që e kthen shtetin në polici politike dhe e çimenton “drejtësinë” në armë në duart e Edi Ramës për të sunduar përmes frikës, ndëshkimit arbitrar dhe cënimit të lirive kushtetuese, duke shtypur në veçanti lirinë e fjalës, protestën dhe opozitën.
Shteti i represionit që synohet të instalohet me këtë Kod parashikon:
Burg për fjalën e lirë, sepse çdo kritikë, postim apo protestë mund të cilësohet “terrorizëm” apo “dezinformim” dhe kushdo mund të përfundojë me pranga në duar për “agjitacion e propagandë.
Burg për parkimin, sepse bashkimi i “krimeve” me “kundërvajtjet” i jep fuqi prokurorisë që të kthejë çdo gabim administrativ në vepër penale.
Burg për kontratat, sepse bizneset dhe individët ndëshkohen penalisht për mosmarrëveshje civile, ndërkohë që kontrabandistët dhe klientët e Qeverisë përfitojnë imunitet të paprekshëm.
Liri për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sepse parashikohen hapësira për lirimin e tyre pa asnjë kriter të qartë, duke çelur rrugën për pazare të fëlliqura politike dhe legalizim të korrupsionit gjyqësor.
Liri për hajdutët me pushtet, sepse abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe korrupsioni i lartë praktikisht dekriminalizohen përmes kufizimit ekstrem të dispozitave për ndjekjen e tyre.
Kodi i ri Penal i pakonsultuar me asnjë grup interesi të mirëfilltë, me asnjë OJF apo organizatë të të drejtave të njeriut, pa pyetur avokatët apo profesionistët e drejtësisë, por i prezantuar në terr, nuk është ligj, por një mjet shtypës.
Është vula ligjore e shtetit të mafies dhe si i tillë, duhet refuzuar, rrëzuar dhe dërguar në koshin e historisë bashkë me regjimin që e prodhoi.
I bëjmë thirrje çdo qytetari, intelektuali, juristi, çdo përfaqësuesi të shoqërisë civile dhe çdo aktori politik që beson te vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të kundërshtojë me forcë këtë grusht shteti juridik ndaj lirisë, si tentativë kriminale për instalimin e shtetit të mafias.
tedi blushi
Politike
29 Korrik 2025, 16:02
N.F
Foto
TIRANË- Financierja dhe e penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me dhënien e...
Politike
29 Korrik 2025, 15:24
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar pas daljes nga SPAK deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, i...
Politike
29 Korrik 2025, 14:30
r.ll
pamjet e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video në rrjetet e tij sociale nga aksioni i lirimit t...
Politike
29 Korrik 2025, 14:13
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku është njohur...
Politike
29 Korrik 2025, 13:45
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur...
Politike
29 Korrik 2025, 13:43
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
29 Korrik 2025, 13:36
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
29 Korrik 2025, 13:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
29 Korrik 2025, 13:29
r.ll
kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi para se të futej në ambientet e SPAK tha se kishte gjetur një unazë me diama...
Politike
29 Korrik 2025, 13:14
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat para se të futej n&eum...