29 Korrik 2025, 16:02
Nga N.F
Foto
TIRANË- Financierja dhe e penduara e drejtësisë, Adela Kondakçiu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Kondakçiu ka folur me shifra teksa sipas saj një sponsorizim për organizatën e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa varion nga 70-80 mijë euro dhe shpërblehej me leje ndërtimi.
Sponsorizimi i organizatës së Xoxës me këto shuma kryehej në momentin që Veliaj mirantonte lejet e ndërtimit. E penduara e drejtësisë ka folur për një rast konkret sesi firma "Palushi SHPK" ka transferuar 50 mijë euro për kompaninë e Xoxës pas firmosjes së lejes së ndërtimit.
Kondakçiu deklaroi se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro për sponsorizime e ka marrë nga Albana Koçollari. Ajo i kishte thënë financieres se shuma e sponsorizimit për kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën mund të shkonin në vlerën e 70 mijë-80 mijë eurove dhe se kjo vlerë do të saktësohej pasi të dilte leja e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.
E penduara e drejtësisë ka bërë me dije se nuk ka dijeni se për çfarë leje ndërtimi bëhet fjalë. Një tjetër detaj që ajo ka bërë me dije është se kur kompania private kishte paguar 50 mijë euro, Xoxa kishte shprehur shqetësimin se përse është paguar kaq pak.
Ajo i është justifikuar Xoxës duke i thënë se shumat e tjera të par do të paguhen në një moment të dytë. Mësohet se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë, gjatë kohës që bashkia drejtohet nga Veliaj.
veliaj xoxa adela kondakçiu
Politike
29 Korrik 2025, 15:24
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar pas daljes nga SPAK deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, i...
Politike
29 Korrik 2025, 14:30
r.ll
pamjet e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video në rrjetet e tij sociale nga aksioni i lirimit t...
Politike
29 Korrik 2025, 14:13
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku është njohur...
Politike
29 Korrik 2025, 13:45
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur...
Politike
29 Korrik 2025, 13:43
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
29 Korrik 2025, 13:36
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
29 Korrik 2025, 13:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
29 Korrik 2025, 13:29
r.ll
kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi para se të futej në ambientet e SPAK tha se kishte gjetur një unazë me diama...
Politike
29 Korrik 2025, 13:14
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat para se të futej n&eum...
Politike
29 Korrik 2025, 13:11
N.F
Foto
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se sot janë hapur aplikimet për...