29 Korrik 2025, 10:10
Nga r.ll
kryemadhi, meta
TIRANË -Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave. Raportohet se komunikimi i akuzës për Metën është shtyrë nga SPAK pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Ky i fundit ka informuar se ndodhet me pushime dhe si rezultat njoftimi për presidentin e PL-së do të bëhet ditën e hënë.
Ndërkohë Monika Kryemadhi dhe nëna e saj do të njihen ditën e sotme me vendimin për mbylljen e hetimeve. Një ditë më parë, Ema Çoku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme dhe u njoh me akuzat e hetuesve.
Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho gjithashtu u paraqitu në ambientet e SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta monika kryemadhi pirro xhixho ema çoku spak
Politike
28 Korrik 2025, 22:38
M.B
Donald Trump
SKOCI- Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sërish situatën e Serbisë me Kosovën. Gjatë takimit me kryeminis...
Politike
28 Korrik 2025, 22:06
M.B
Foto nga takimi
SERBIA- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka biseduar me ambasadorin ...
Politike
28 Korrik 2025, 20:21
M.B
Foto nga postimi
DELVINA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me sit...
Politike
28 Korrik 2025, 18:44
M.B
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANA- Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe Ko...
Politike
28 Korrik 2025, 16:43
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se sot Shqipëria dh...
Politike
28 Korrik 2025, 16:19
M.B
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina ka dëshmuar para SPAK për dosjen "Veliaj" ...
Politike
28 Korrik 2025, 15:35
M.B
Fatime Kryemadhi
TIRANA- Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avo...
Politike
28 Korrik 2025, 15:13
N.F
Xhixho
TIRANË- Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në ambientet e SPAK. Paqaqitja e tij në SPAK vjen pasi ai do t&eu...
Politike
28 Korrik 2025, 15:09
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet...
Politike
28 Korrik 2025, 14:23
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pasoja ligjore për arkitektët projektet e të cilëve mund të ndryshoj...