28 Korrik 2025, 22:06
Nga M.B
Foto nga takimi
SERBIA- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka biseduar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, lidhur me arrestimin nga autoritetet në Kosovë të Igor Popoviç. Petkoviç, gjatë bisedës me ambasadorin rus, siç ka njoftuar kabineti i tij, “ka theksuar shqetësimin e fuqishëm të Beogradit” për shkak të arrestimit të Popoviç, i cili është ndihmës i tij në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Më 18 korrik, Popoviç qëndroi në Hoqë të Madhe ku mori pjesë në përvjetorin e vrasjes së serbëve në territorin e komunës së Rahovecit, ku gjatë fjalimit të tij e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”. Për këtë shkak, më pas ai u arrestua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas autoritetet i shqiptuan një muaj paraburgim. Sipas Petkoviç, bëhet fjalë për “arrestim dhe vendim arbitrar që nuk bazohet në sundim të ligjit, por në hakmarrje politike dhe përkatësi etnike”.
“Prishtina vazhdon me veprime përshkallëzuese, me ngritjen e tensioneve dhe shkaktimin e krizave në terren dhe me veprimet e saj, përfshirë edhe arrestimin e ndihmësit tim Igor Popoviç, po e zhvlerëson dhe po e mbyt drejtpërdrejt dialogun”, tha Petkoviç.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011. Procesi ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Serbia, megjithatë, llogarit në mbështetjen e Rusisë në organizatat ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Për arrestimin e Popoviqit në Kosovë, më 24 korrik me ambasadorin rus ka biseduar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç.
Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar atë si një “vendim politik”. Ata po kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm, si dhe mbrojtjen e misioneve që veprojnë në territorin e Kosovës. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kosova nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.
UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./ REL
serbia kosova
Politike
28 Korrik 2025, 20:21
M.B
Foto nga postimi
DELVINA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me sit...
Politike
28 Korrik 2025, 18:44
M.B
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANA- Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe Ko...
Politike
28 Korrik 2025, 16:43
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se sot Shqipëria dh...
Politike
28 Korrik 2025, 16:19
M.B
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina ka dëshmuar para SPAK për dosjen "Veliaj" ...
Politike
28 Korrik 2025, 15:35
M.B
Fatime Kryemadhi
TIRANA- Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avo...
Politike
28 Korrik 2025, 15:13
N.F
Xhixho
TIRANË- Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në ambientet e SPAK. Paqaqitja e tij në SPAK vjen pasi ai do t&eu...
Politike
28 Korrik 2025, 15:09
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet...
Politike
28 Korrik 2025, 14:23
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pasoja ligjore për arkitektët projektet e të cilëve mund të ndryshoj...
Politike
28 Korrik 2025, 14:04
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat është shprehur se PD do do t...
Politike
28 Korrik 2025, 13:35
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat është shprehur se PD do e den...