Aktualitet

Nuk arkëtuan 40 milion lekë nga parkimi i Bashkisë Fier, gjykata konfirmon masën e sigurisë për ish-zëvendëskryebashkiaken dhe tre të tjerë

Këta persona, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

26 Korrik 2025, 18:29 Nga r.ll
Nuk arkëtuan 40 milion lekë nga parkimi i Bashkisë Fier, gjykata
adela hysenaj

FIER- Gjykata e Fierit ka mbajtur ditën e sotme seancën me dyer të mbyllura, ku u vendos pranimi i kërkesës së Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Në seancë u vendos që ish-zëvendëskryebashkiakja, Adela Hysenaj dhe Vasil Çeku, drejtor i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, të vijojnë qëndrimin në “arrest shtëpie”.

Raportohet se Anisa Cjapi, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier dhe Martin Dodi, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike dhe kanë masën “detyrim paraqitjeje”. Ndërkohë gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për Dodin.

Hysenaj dhe 3 të tjerët akuzohen se duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier. Bëhet me dije se këta persona, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

adela hysenaj

Sondazh

Poll