Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy automjete, humb jetën një i mitur

Ka pësuar dëmtime të lehta edhe shoferi i automjetit tjetër, shtetas ukrainas bashkë me pasagjerin që ndodhen me të në makinë.

26 Korrik 2025, 16:25 Nga DOSJA

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Krahës,

MEMALIAJ- Një aksident i rëndë ka nddhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Sipas informacioneve zyrtare policore në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, janë përplasur dy automjete. 

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç, që udhëtonte me nënën dhe babain e tij, të cilët janë plagosur lehtë.

Ndërkohë ka pësuar dëmtime të lehta edhe shoferi i automjetit tjetër, shtetas ukrainas bashkë me pasagjerin që ndodhen me të në makinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

NJOFTIMI I POLICISË: 

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).

Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne memaliaj

Sondazh

Poll