Aktualitet

VIDEO/ "Sa urrejtje paskemi për këtë vend", qytetari poston pamje nga zjarret në vend dhe zonat e shkrumbuara nga flakët

Shumë prej zjarreve dyshohet se janë ndezur dhe vënë qëllimisht nga njerëzit, duke mos marrë parasysh pasojat e shkaktuara nga kjo.

26 Korrik 2025, 17:24 Nga r.ll
VIDEO/ "Sa urrejtje paskemi për këtë vend", qytetari
zjarret ne vend

TIRANË- Prej disa javësh në shumë zona të vendit kanë shpërthyer vatra zjarri më përmasa masive. Si pasojë flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe pyjore, kullota dhe sipërfaqe me pemë frutore. 

Zonat e banuara dhe njërëzit janë rrezikuar po ashtu vazhdimisht, ndonëse fatmirësisht deri tani nuk ka pasur viktima të shkaktuara nga zjarri. 

Një qytetar ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga vatra të ndryshme në vend, ku në njërën prej tyre shihen flakët shumë pranë një banese. 

"Sa urrejtje paskemi për ketë vend! Zot ruaji njerëzit", shprehet qytetari krahas pamjeve të postuara. 

 


Shumë prej zjarreve dyshohet se janë ndezur dhe vënë qëllimisht nga njerëzit, duke mos marrë parasysh pasojat e shkaktuara nga kjo. Temperaturat e larta dhe era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e ka bërë disa herë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka. 

zjarret ne vend

Sondazh

Poll