26 Korrik 2025, 18:10
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.
“Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.
Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.
Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.
Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.
“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë - Sallagrazhdë - Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.
Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.
Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./REL
zjarret ne kosove
Aktualitet
26 Korrik 2025, 17:44
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme doli më herët me një reagim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar të organi...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 17:24
r.ll
zjarret ne vend
TIRANË- Prej disa javësh në shumë zona të vendit kanë shpërthyer vatra zjarri më përmasa masiv...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 17:18
r.ll
linda rama
TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes nëse ka menduar ndonj&eu...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:59
r.ll
flaket
KORÇË- Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në vend, konkretisht në Parkun Kombëtar të Prespë...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:55
r.ll
pamje nga operacioni
VLORË- Dy avionë "Canadair" të ardhur nga Kroacia dhe Italia kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e z...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:51
r.ll
linda rama
TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka folur ditën e sotme edhe mbi sfidat dhe potencialin që ka Shqi...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:45
r.ll
linda rama
TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, ka folur lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe pasiguritë që...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:37
r.ll
linda rama
TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka folur për eksperiencat dhe sfidat që kaloi gjatë viteve ...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:25
MEMALIAJ- Një aksident i rëndë ka nddhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Sipas informacioneve zyrtare pol...
Aktualitet
26 Korrik 2025, 16:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar probl...