Aktualitet

48-vjeçarja prej ditësh në kërkim, arrestohet në Tropojë bashkëshorti i saj, dyshime se pas largimit të saj fshihet një ngjarje e kriminale

Për shkak të dhunës së ushtruar policia ka dyshime se mos zhdukja e 48-vjeçares ka të bëjë me ndonjë akt kriminal.

26 Korrik 2025, 14:15 Nga N.F
48-vjeçarja prej ditësh në kërkim, arrestohet në
Foto

TROPOJË- Një 58-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Tropojë. Arrestimi i tij ka ardhur pas zhdukjes së bashkëshortes së tij. Mësohet se 48-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga i arrestuari dhe më datë 22 korrik është larguar nga banesa.

Për shkak të dhunës së ushtruar policia ka dyshime se mos zhdukja e 48-vjeçares ka të bëjë me ndonjë akt kriminal. Policia ka sekuestruar dy armë zjarri automatike, të cilat u gjetën në banesë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda. Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes. Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim. Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025. Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tropoje dhune ne familje

Sondazh

Poll