Aktualitet

VIDEO/ Pamje tronditëse, Rruga e Arbrit mbulohet nga tymi dhe flakët në afërsi të Qafës së Buallit

Flakët kanë kaluar edhe në territorin e Bashkisë Bulqizë, ku rrezikohet një pikë karburanti.

26 Korrik 2025, 15:56 Nga r.ll
VIDEO/ Pamje tronditëse, Rruga e Arbrit mbulohet nga tymi dhe flakët
pamje nga zjarri

BULQIZË- Një vatër zjarri ka rënë në Qafë Buall pasditen e sotme në kurorën me pisha sipër fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos.

Zjarri ka marrë menjëherë përmasa të mëdha pasi ndihmohet nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn në Qafën e Buallit. Flakët kanë kaluar edhe në territorin e Bashkisë Bulqizë, ku rrezikohet një pikë karburanti.

Sipas banorëve të zonës, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë me forca e mjete si nga Bashkia e Klosit dhe ajo e Bulqizës, përveç dëmeve të tjera rrezikohen jo vetëm pika e karburantit por edhe disa biznese të tjera.

zjarr ne qafen e buallit

Sondazh

Poll