Aktualitet

VIDEO-EKSKLUZIVE/ “Hummer” dhe “G Class”, çfarë sekuestroi policia pas kontrollit në banesën e Ermir Ndrejajt

Sipas burimeve për Dosja.al policia ka sekuestruar një mjet tip "Hummer" dhe një "G Class". Sekuestrimi është zhvilluar te kompleksi "Delijorgji" në Tiranë.

26 Korrik 2025, 13:53 Nga N.F

VIDEO-EKSKLUZIVE/ “Hummer” dhe “G Class”,

TIRANË- Policia ka sekuestruar dy automjete të Ermir Ndrejajt i cili u vendos ditën e djeshme në pranga pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK. Mbrëmjen e djeshme policia ka kryer kontrolle në banesën e Ndrejajt ku janë sekuestruar mjetet.

Sipas burimeve për Dosja.al policia ka sekuestruar një mjet tip "Hummer" dhe një "G Class". Sekuestrimi është zhvilluar te kompleksi "Delijorgji" në Tiranë. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al duket mjeti i cili është vendosur në karrotrec.

Mbrëmjen e djeshme dolën edhe pamje kur policia ka arritur te kompleksi për të kryer kontrollet. Ende nuk ka një informacion zyrtar se çfarë tjetër mund të jetë sekuestruar.  Ndrejaj u arrestuar pas operacionit të SPAK. Në lidhje me këtë aksion janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Identiteti i personit të katërt është zbuluar sot. Ai është Ilir Lloshi. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKY ECC.

ermir ndrejaj policia operacioni i spak

Sondazh

Poll