Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, plagoset 27-vjeçari, transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës (EMRI)

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Citroen” dhe një motor.

25 Korrik 2025, 18:52 Nga N.F
Aksident i rëndë në Sarandë, plagoset 27-vjeçari,
Foto

SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Citroen” dhe një motor.

Sipas informacione mjeti ka prerë rrugën dhe më pas ka ndodhur përplasja. Si pasojë është plagosur 27-vjeçari i identifikuar si Aurel Gumeni. I riu është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.

aksident ne sarande

Sondazh

Poll