Aktualitet

Vëllezërit plagosën me thikë një 26-vjeçar në Vlorë, arrestohet një prej tyre

Lidhur me këtë bëhet me dije se u arrestuan në flagrancë A. H., 29-vjeç, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të A. T., 26-vjeç.

25 Korrik 2025, 08:51 Nga M.B
Vëllezërit plagosën me thikë një 26-vjeçar
Foto ilustruese

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku një i ri është plagosur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta. Lidhur me këtë bëhet me dije se u arrestuan në flagrancë A. H., 29-vjeç, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të A. T., 26-vjeç.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të paradites, ku pas një sherri verbal, A. H., në bashkëpunim me vëllain e tij F. B., 33 vjeç, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë, dyshohet se kanë goditur viktimën me thikë në pjesën e supit. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

vlora

Sondazh

Poll