Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Dhërmi-Palasë, automjeti përplaset me barrierat, humb jetën i mituri, drejtuesi rezulton i dehur

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, kanë pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer 20-vjeç. 

25 Korrik 2025, 07:50 Nga M.B
Aksident në aksin rrugor Dhërmi-Palasë, automjeti përplaset
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Dhërmi-Palasë, ku mjeti tip "Benz" i drejtuar nga 26-vjeçari Martin Konici, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke rezuluar fatal për jetën e një pasagjer 9-vjeçar.

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, kanë pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer 20-vjeç. Sipas informacioneve të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit ndodhej në gjendje të dehur, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

aksident

Sondazh

Poll