Aktualitet

EMRI/ I vendosën lëndë plasëse në automjet pas plagosjes në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim 

I riu ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona.

24 Korrik 2025, 14:46 Nga M.B
EMRI/ I vendosën lëndë plasëse në automjet pas
Automjeti

SARANDA- 31-vjeçari Klaus Jaçaj, të cilët i vendosën lëndë plasëse në automjet pas përfshirjes në plagosjen e dyfishtë në Sarandë, është arrestuar. I riu ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona.

Njoftimi:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar. Në këtë kuadër, u ndalua K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.

Çfarë ndodhi më 17 korrik në Sarandë?

Dy grupe u raportua se u përplasen me armë në mes të ditës në lagjen nr.4 në Sarandë në sy të pushuesve. Sipas informacioneve, dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbeten të plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se 4 personat e njërit grup, Ramadan Zoto, Erjon Canaj, Klaus Jaçaj dhe Artan Murtaj, të gjithë me precedentë penalë, njeri i dënuar për vrasje. Sipas informacioneve, njërit prej të plagosurve iu gjend armë zjarri.

saranda

Sondazh

Poll