Aktualitet

EMRI+FOTO/ I dënuar më parë në SHBA? Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Delvinë

Sipas raportimeve, Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni në lidhje me një rast përdhunimi.

24 Korrik 2025, 12:09 Nga M.B
EMRI+FOTO/ I dënuar më parë në SHBA? Qarkullonte me
Foto ilustruese

DELVINA- 44-vjeçari Eqerem Sorra i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov në makinë është lokalizuar dhe arrestuar në Delvinë nga Policia e Sarandës, duke parandaluar edhe ngjarje të mundshme kriminale. Mësohet se aksioni erdhi si pasojë e planit të masave për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës nga policia, i koduar “Ngarkesa”.

Kështu Sorra është i arrestuar për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Gjithashtu sipas raportimeve, Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni në lidhje me një rast përdhunimi.

EMRI+FOTO/ I dënuar më parë në SHBA? Qarkullonte me
 Eqerem Sorra

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve intensive të ndërmarra nga strukturat e komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbështetjen dhe të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe kontrollin e shtetasve me precedent penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ngarkesa”.

Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Eqerem Sorra, 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

eqerem sorra

Sondazh

Poll