Aktualitet

Alternativë e shumë shoferëve për t'i shpëtuar trafikut gjatë sezonit turistik, mbyllet përfundimisht “Ura e Milotit"

Kalimi në këtë urë të vjetër sjell edhe rrezikimin e jetëve të personave të cilët e përdorin në përditshmëri ose në rastet që mbingarkohet nga shoferët që duan t'i shpëtojnë orëve të gjata në trafik.

24 Korrik 2025, 13:15 Nga N.F
Alternativë e shumë shoferëve për t'i shpëtuar
Ura e Milotit

MILOT- Sezoni turistik i ka rikthyer vëmendjen Urës së Milotit. Kjo urë sidomos gjatë sezonit të verës përdoret si rrugë për t'i shpëtuar trafikut të rënduar por vit pas viti del në pah gjendja aspak e mirë e kësaj ure. Kalimi në këtë urë të vjetër sjell edhe rrezikimin e jetëve të personave të cilët e përdorin në përditshmëri ose në rastet që mbingarkohet nga shoferët që duan t'i shpëtojnë orëve të gjata në trafik.

Ndërkohë në një situatë të tillë Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin. Dëmet serioze të këmbëve mbajtëse të urës shihen edhe më sy të lirë. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH mbyllja është marrë si masë sigurie. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndërhyrje në strukturën e urës. 

ura e milotit

Sondazh

Poll