Aktualitet

"34 vatra zjarri në 24 orë", Ministria e Mbrojtjes: 8 ende aktive! Në terren pritet të operojnë 2 helikopterë hungarezë dhe avioni kroat Canadair

Ditën e sotme në terren kanë shkuar forca nga strukturat vendore dhe 40 efektivë nga Forcat e Armatosura. Pritet gjithashtu edhe ndërhyrje nga ajri me 1 helikopter të Forcës Ajrore.

24 Korrik 2025, 12:23 Nga N.F
"34 vatra zjarri në 24 orë", Ministria e Mbrojtjes: 8 ende
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrotjtjes ka dalë më një njoftim në lidhje me situatën e zjarrve ne vend. Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri. Nga këto vatra 8 vijojnë të jenë ende aktive dhe 3 janë në monitorim. Sipas ministrisë situata më problematike është evidentuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Në vatrën e zjarrit, në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat pati një përmirësim të situatës pas ndërhyrjes edhe nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Por më vonë në mbrëmje zjarri u riaktivizua. Gjatë natës vatra është mbajtur në monitorim nga forcat zjarrfikëse.

Ditën e sotme në terren kanë shkuar forca nga strukturat vendore dhe 40 efektivë nga Forcat e Armatosura. Pritet gjithashtu edhe ndërhyrje nga ajri me 1 helikopter të Forcës Ajrore. Avioni "Canadair" kroat solli një përmirësim të situatës në njërën nga vatrat. Megjithë përpjekjet e forcave operacionale në terren, nuk u arrit të shuhej zjarri.

Puna po vijon sërish sot. Një tjetër vatër problematike është ajo në vendin e quajtur “Përroi i Zi” , ku dje, ndërhyrja edhe me avionin Canadair kroat ngadalësoi përhapjen e flakëve drejt disa banesave dhe staneve në zone, por temperaturat e larta dhe erërat e forta ndikuan negativisht në vënien nën kontroll të vatrës, e cila pati një perimetër shumë të madh. Sot vijon puna për shuarjen e zjarrit.

Gjatë orëve të pasdites, pati një riaktivizim të fuqishëm të vatrës së zjarrit nga kufiri me Mirditën. Sot në terren pritet të operojnë 2 helikopterët hungarezë dhe avioni kroat Canadair. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 40 automjete zjarrfikëse, 776 forca operacionale nga strukturat vendore dhe qendrore. Për ditën e sotme, janë në vijim të operacioneve: 215 efektivë të FA, 1 helikopter nga FA,  1 avion Canadair kroat, 2 helikopterë hungarezë, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. 

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Poll