Bota

Sheinbaum: Rreth 75,000 meksikanë u kthyen vullnetarisht nga SHBA-ja që nga marrja e pushtetit nga Trump!

Autoritetet meksikane njoftuan nisjen e një programi që e quajtën "Meksika të Përqafon" për të ndihmuar në riatdhesimin vullnetar të qytetarëve meksikanë nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin ndihmë financiare.

24 Korrik 2025, 12:32 Nga N.F
Sheinbaum: Rreth 75,000 meksikanë u kthyen vullnetarisht nga SHBA-ja
Foto

SHBA- 75,000 meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur presidenti Donald Trump u rikthye në pushtet në janar. Këto shifra i ka bërë me dije presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

Autoritetet meksikane njoftuan nisjen e një programi që e quajtën "Meksika të Përqafon" për të ndihmuar në riatdhesimin vullnetar të qytetarëve meksikanë nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin ndihmë financiare.

“Rreth 75,000 bashkatdhetarë tanë, burra dhe gra meksikanë, janë kthyer në vend që nga 20 janari”, tha Sheinbaum.

Ajo shtoi se rreth 45,000 prej tyre morën ndihmë duke mos dhënë shume detaje në lidhje me ndonjë shofër specifike se sa ka qenë shuma me të cilën janë ndihmuar. Dhjetëra mijëra kthime vullnetare u njoftuan në një sfond të bastisjeve të intensifikuara policore, ndalimeve dhe deportimeve të njerëzve që ndodhen ilegalisht në SHBA, veçanërisht në Los Angeles.

Sipas Ministrisë së Jashtme meksikane, rreth 12 milionë meksikanë jetojnë jashtë vendit, 97% e tyre në Shtetet e Bashkuara. Dje, Presidentja Sheinbaum i kërkoi administratës Trump të kthejë në atdheun e tyre ata meksikanë që janë në rrezik të mbahen në qendrat amerikane të paraburgimit, ku organizatat e të drejtave të njeriut ankohen se emigrantët i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor dhe degradues.

trump shba meksike

Sondazh

Poll