SHBA miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë, vlera e tyre 322 mln dollarë
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e armëve në Ukrainë në vlerë të 322 milionë dollar&...
Kina synon të afrohet me BE-në teksa e pozicionon veten si partnere më të besushme sesa Shtetet e Bashkuara.
EUROPA- Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka thënë se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë besimin në një botë turbulente, mirëpo shefja e bllokut evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për “zgjidhje reale” për të kaluar pikën e kthesës. Kina synon të afrohet me BE-në teksa e pozicionon veten si partnere më të besushme sesa Shtetet e Bashkuara.
Mirëpo, BE-ja e ka bërë të qartë se ekzistojnë ndasi të thella për çështje tregtare, meqë ka shqetësime se mallrat e lira kineze mund të stërngarkojnë tregun evropian. Mbështetja e Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë është një tjetër temë e madhe. Ndonëse synimi i takimit të palëve në kryeqytetin kinez ishte për festim të lidhjeve diplomatike 50-vjeçare, lista e gjatë e ankesave duket se e ka përgatitur terrenin për një samit me plot diskutime.
Duke mirëpritur shefen e BE-së, Ursula von der Leyen dhe shefin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, Xi ka thënë se “sa më komplekse që është situata në botë, aq më e rëndësishme është që Kina dhe BE-ja ta thellojnë komunikimin, të rrisin besimin dhe ta thellojnë bashkëpunimin”.
“Sfidat me të cilat përballet Evropa tani, nuk vijnë prej Kinës”, ka thënë lideri kinez.
“Nuk ekzistojnë konflikte thelbësore të interesit apo kontradikta gjeopolitike mes Kinës dhe BE-së”, ka shtuar ai.
Si përgjigje, von der Leyen ka thënë se “është vitale për Kinën dhe Evropën që të pranohen shqetësimet respektive dhe të ketë zgjidhje”.
Sipas saj, lidhjet mes dy palëve kanë arritur në “pikën e kthesës”. Costa i ka thënë liderit kinez se blloku evropian dëshiron të shohë “përparim konkret në çështjet e lidhura me tregtinë dhe ekonominë dhe që të dyja dëshirojnë marrëdhënie nga e cila përfitojnë njëjtë”.
Brukseli e ka pranuar se bisedimet e shefave evropianë me ata kinezë të enjten do të jenë të tensionuara. “Ne e dimë që me Kinën nuk i shohim me të njëjtën sy shumë gjëra”, ka thënë një zyrtar i BE-së një javë më parë për agjencinë e lajmeve AFP.
BE-ja ka vendosur tarifa të ashpra në makinat elektrike të importuara nga Kina, duke argumentuar se subvencionet industriale të Pekinit i kanë dëmtuar padrejtësisht konkurrentët evropianë. Kina është kundërpërgjigjur me masa hakmarrëse ndaj disa produkteve ushqimore evropiane. Javën e kaluar, blloku evropian e ka miratuar një pako të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës – duke përfshirë aty edhe dy banka kineze./ REL
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e armëve në Ukrainë në vlerë të 322 milionë dollar&...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Një propozim i Shteteve të Bashkuara për të vendosur Korridorin e propozuar të Zangezurit, një...
Donald Trump dhe Pamela Jo Bondi SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve Pam Bondi ka informuar Presidentin amerikan Donald Trump në pranv...
Roy Black SHBA- Avokati i shquar i mbrojtjes penale, Roy Black, që ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes së pranimit t&eum...
TURQI- Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar...
foto ilustruese TURQI- Të paktën 10 punonjës kanë humbur jetën teksa luftonin me zjarret në provincën qendrore Eskisehir...
foto ilustruese IZRAEL- Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përme...
brigitte dhe emmanuel macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte ngritën so...
von der leyen, trump BRUKSEL- Bashkimi Evropian po shqyrton një marrëveshje në stilin japonez me administratën e Donald Trump, e c...
jinping, von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të...