Bota

Rrëzohet avioni me 49 persona në Rusi, nuk ka të mbijetuar, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Deri më tani, helikopteri me shpëtimtarët nuk ka arritur të ulet në zonën e pyllëzuar, ku avioni ka shpërthyer në flakë.

24 Korrik 2025, 10:08 Nga N.F

Rrëzohet avioni me 49 persona në Rusi, nuk ka të mbijetuar, dalin

RUSI- Një aeroplan "Antonov" është rrëzuar sot në rajonin Amur të Rusisë. Raportohet se në bord ishin me 49 persona të cilët nuk kanë mbijetuar. An-24 i Angara Airlines humbi kontaktin me kullën e kontrollit gjatë afrimit të tij të dytë për t'u ulur në aeroportin e Tyumenit. Pak kohë më vonë, rrënojat e tij u gjetën në një kodër rreth 16 km larg aeroportit.

"Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të avionit. Shpëtimtarët po përpiqen t'i afrohen vendit të incidentit", thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve. 

Deri më tani, helikopteri me shpëtimtarët nuk ka arritur të ulet në zonën e pyllëzuar, ku avioni ka shpërthyer në flakë. Në konsideratë për shkaqet e aksidentit po merret ndonjë gabim i pilotit, i cili, për shkak të dukshmërisë së kufizuar i cili goditi një kodër gjatë përpjekjes së dytë për ulje. Megjithatë, do të merren në konsideratë versione të tjera.

rrezohet avioni ne rusi

Sondazh

Poll