Bota

Tronditet Rodosi/ Babai abuzoi me vajzën e tij për 15 vite, kanë edhe një fëmijë 3-vjeçar, autori pranon aktin: Marrëdhënia ishte konsensuale, zgjati vetëm 1 muaj!

Akti i rëndë mësohet se është përsëritur për 15 vite që kur vajza ishte 16 vjeç. Gjithashtu nga ky akt i rëndë vajza ka mbetur shtatëzënë dhe ka një fëmijë 3-vjeçar më babin e saj.

24 Korrik 2025, 11:13 Nga N.F
Tronditet Rodosi/ Babai abuzoi me vajzën e tij për 15 vite, kanë
fOTO

GREQI- Një rast tronditës ka shokuar autoritetet dhe banorët e ishullit grek, Rodos. Mësohet se një rast abuzimi seksual prej disa vitësh është zbuluar ndërda autor i këtij akti të rëndë është vetë babai i vajzës.

Akti i rëndë mësohet se është përsëritur për 15 vite që kur vajza ishte 16 vjeç. Gjithashtu nga ky akt i rëndë vajza ka mbetur shtatëzënë dhe ka një fëmijë 3-vjeçar më babin e saj. Autori e ka pranuar se ka patur një marrëdhënie intime me vajzën e tij teksa ka theksuar se kjo ka ndodhur për një muaj dhe gjithçka ishte bërë më konsensus mes tyre. Sipas tij pasi e kuptuan që ishte gabim e kanë ndërprerë këtë marrëdhënie.

Autoritetet kanë urdhëruar një hetim paraprak për një sërë veprash penale: përdhunim i përsëritur, incest, abuzim ndaj të miturit dhe dhunë në familje. Në dëshminë e saj, në prani të një psikologu, gruaja përshkroi me një ndershmëri zemërthyes vitet që kaloi e bllokuar në terror.

Përdhunimi filloi kur ajo ishte 16 vjeç dhe zgjati deri katër vjet më parë, kur mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Gjithçka ndodhi brenda shtëpisë familjare, pas perdeve që nuk e linin dritën e shoqërisë dhe të drejtësisë të kalonte. Pas një test ADN-je për një nga fëmijët e saj rezultati tregoi se gjyshi është babai i saj.

 

perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll