Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, garazhi në pronësi të 39-vjeçarit me precedent të mëparshëm, deklarata e tij para hetuesve: Nuk kam asnjë problem me askënd

Ndërkohë lidhur me ngjarjen aktuale në media raportohet se se para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person.

24 Korrik 2025, 08:58 Nga M.B
Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, garazhi
Elvis Kosova

TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në Tiranë në portën e një garazhi që rezulton se është në pronësi të 39-vjeçarit Elvis Kosova. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe me precedentë të mëparshëm penal.

Elvis Kosova i njohur ndryshe si "Visi i garave", apo "Visi i makinave të shpejta", u arrestua në gusht të vitit të kaluar nga policia, pasi u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, por rezulton të jetë liruar disa ditë më vonë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen aktuale në media raportohet se se para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person.

Sipas informacioneve, lënda plasëse është vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi e ka lënë është larguar nga vendngjarja në këmbë. Nga shpërthimi raportohet se janë dëmtuar 4 makina të parkuara afër dhe jashtë garazhit.

elvis kosova

Sondazh

Poll