Trump mund të vizitojë Kinën në fund të tetorit përpara samitit të APEC, pritet një takim me Xi Jinping
Donald Trump, dhe Presidenti Kinez, Xi Jinping SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Kinën ose të takojë pr...
Izraeli kreu sulme ndaj trupave siriane dhe ndërtesave të rëndësishme në Damask të mërkurën, pasi akuzoi forcat qeveritare për vrasjen e dhjetëra njerëzve në qytetin druz të Sweidës.
SHBA- Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç raportohet zyrtarë të lartë amerikanë e kanë përshkruar kryeministrin si të çmendur dhe një fëmijë që nuk dëshiron të sillet siç duhet.
"Benjamin Netanyahu po sillet si një i çmendur. Ai po bombardon gjithçka, gjatë gjithë kohës. Kjo mund të minojë planet e Donald Trump", tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë amerikane të lajmeve.
Izraeli kreu sulme ndaj trupave siriane dhe ndërtesave të rëndësishme në Damask të mërkurën, pasi akuzoi forcat qeveritare për vrasjen e dhjetëra njerëzve në qytetin druz të Sweidës.
“Ndihet sikur çdo ditë po ndodh diçka e re. Çfarë dreqin?” tha një zyrtar i dytë i lartë amerikan për të njëjtën media, pas një sulmi me tank izraelit në kishën e vetme katolike të Gazës, i cili vrau tre persona dhe plagosi 10 të tjerë.
Pas sulmit në kishë Trump pati një telefonatë me Netanyahun dhe i kërkoi atij të lëshonte një deklaratë duke shprehur keqardhje për incidentin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve se reagimi i Trump ndaj incidentit nuk ishte pozitiv.
Sipas të njëjtit raport, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i kërkoi Izraelit të martën të ndalonte sulmet e tij ndaj Sirisë për të lënë hapësirë për diplomaci. Megjithatë, Izraeli u pajtua, të mërkurën IDF kreu sulme të gjera në Siri, duke përfshirë selinë ushtarake dhe pranë pallatit presidencial.
"Bombardimet në Siri e habitën presidentin dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidentit (Trump) nuk i pëlqen të ndezë televizorin dhe të shohë bomba që bien mbi një vend në të cilin ai kërkon paqe dhe për të cilin bëri një njoftim historik se do të ndihmojë në rindërtimin e tij", thuhet se i tha një zyrtar tjetër agjencisë së lajmeve.
Donald Trump, dhe Presidenti Kinez, Xi Jinping SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Kinën ose të takojë pr...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën (20 korrik) se do të ndihmojë afganët që ndodh...
Shein, Temu BRUKSEL- Michael McGrath, komisioneri i drejtësisë i Bashkimit Evropian, shprehu vendosmërinë e tij për të marr&...
Papa Leoni XIV ROMË- Papa Leoni XIV ka dënuar ashpër “barbarinë" e luftës në Gaza dhe përdorimin pa kriter të...
Donald Trump SHBA- Udhëheqësit evropianë kanë mësuar me shpejtësi të punojnë me presidentin amerikan që kan&eu...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një anije me qindra persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i dety...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është helmuar nga ushqimi. Lajmin e konfirmoi vetë zyra e kr...
foto ilustruese ITALI- La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të p&eum...
foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra për evakuimin e një pjese të populluar në qytetin Deir al-Balah, në...
foto ilustruese GAZA- Të paktën 73 palestinezë janë vrarë teksa po tentonin të arrinin në qendrat për shpërnd...