20 Korrik 2025, 15:43
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Të paktën 73 palestinezë janë vrarë teksa po tentonin të arrinin në qendrat për shpërndarjen e ndihmave në mbarë Gazën më 20 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez.
Numri më i madh i viktimave është regjistruar në veri të Gazës, ku të paktën 67 palestinezë u vranë teksa po tentonin të arrin në një qendër të ndihmës përmes kalimit Zikim me Izraelin, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe spitalet lokale.
Më shumë se 150 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, sipas spitaleve. Ende është e paqartë nëse ata janë vrarë nga ushtria izraelite apo nga bandat e armatosura. Por, disa dëshmitarë thanë se ushtria izraelite shtiu drejt turmës.
Vrasjet në veri të Gazës nuk ndodhën në afërsi të qendrave të shpërndarjes së ndihmës, që udhëhiqen nga Fondi Humanitar për Gazën (GHF), që mbështetet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Dëshmitarët dhe punëtorët e ndihmës kanë thënë se qindra persona janë vrarë nga Izraeli teksa tentonin të arrinin në qendrat e GHF-së. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për vrasjet që ndodhën të dielën.
Njoftimi për vrasjen e palestinezëve vjen në kohën kur Izraeli lëshoi një urdhër të ri për evakuimin e banorëve nga pjesa qendrore e Gazës dhe disa zona të tjera, pasi tha se synon të kryejë operacione ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Zgjerimi i ofensivës, në pjesë ku Izraeli më parë nuk ka operuar, vjen teksa Izraeli dhe Hamasi po mbajnë bisedime indirekte për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve. Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 sulm që nxiti luftën Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Nga ta, 49 ende mbahen në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite thotë se kanë vdekur. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze./REL
lufta ne gaza
Bota
20 Korrik 2025, 15:07
E. D
Annalena Baerbock
GJERMANI- Bild ka publikuar një raport i cili ka zbuluar se kabineti i ish-kancelarit Olaf Scholz ka shpenzuar afro 590 mijë eu...
Bota
20 Korrik 2025, 14:50
N.F
Foto
RUSI- Agjencia ruse e lajmeve TASS duke cituar një burim ka bërë me dije se Stambolli pritet të jetë vendi ku ...
Bota
20 Korrik 2025, 14:42
N.F
Peskov
KREMLIN- Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrain&e...
Bota
20 Korrik 2025, 13:28
N.F
Foto
SHBA- Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. ...
Bota
20 Korrik 2025, 12:44
N.F
Foto
RUSI- Dy tërmete me magnitudë 6.7 dhe 7.4 ballë e shkallës rihter janë ndjerë në brigjet e Kamçatk...
Bota
20 Korrik 2025, 10:55
N.F
Foto
SHBA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidenti e regjistruar në Los Angeles, ku një makinë u përplas me një...
Bota
20 Korrik 2025, 10:26
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, EPA ka njoftuar të premten se po mbyll degën e saj të kërkim...
Bota
20 Korrik 2025, 10:14
N.F
Foto
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou ka vënë në dyshim premtimin e tij për të hequr dy festat kombë...
Bota
20 Korrik 2025, 08:43
N.F
Princi
ARABI SAUDITE- Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur si "princi i fjetur" i Arabisë Saudite ka ndërruar jetë në mosh&e...
Bota
20 Korrik 2025, 08:19
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FRANCË- 100 burra të maskuar dhe të armatosur sulmuan dhjetëra automjete në Limoges të Franc&...