Bota

Trump mund të vizitojë Kinën në fund të tetorit përpara samitit të APEC, pritet një takim me Xi Jinping

Vizita e mundshme e Trumpit vjen në një moment kur SHBA dhe Kina po përpiqen të ulin tensionet tregtare, të shkaktuara nga një luftë doganore e zgjatur, që ka prekur rëndë zinxhirët globalë të furnizimit dhe ekonominë ndërkombëtare.

20 Korrik 2025, 21:12 Nga E. D
Trump mund të vizitojë Kinën në fund të tetorit
Donald Trump, dhe Presidenti Kinez, Xi Jinping

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Kinën ose të takojë presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut. Ky takim mundë të ndodhë në kuadër të samitit të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili do të zhvillohet nga 30 tetori deri më 1 nëntor.

Vizita e mundshme e Trumpit vjen në një moment kur SHBA dhe Kina po përpiqen të ulin tensionet tregtare, të shkaktuara nga një luftë doganore e zgjatur, që ka prekur rëndë zinxhirët globalë të furnizimit dhe ekonominë ndërkombëtare. Trump kërkon tarifë të njëjtë për të gjitha vendet  Kina më e goditura

Trump gjithashtu ka propozuar që të vendoset një tarifë doganore prej 10% për të gjitha mallrat e importuara në SHBA, por për disa vende si Kina kjo tarifë është shumë më e lartë, deri në 55%.

Qeveria Trump argumenton se tarifat do të forcojnë prodhimin vendas, por kritikët theksojnë se çmimet për konsumatorët amerikanë po rriten, pasi shumë produkte të përditshme janë bërë më të shtrenjta. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi raportin rreth takimit të dy udhëheqësve në vjeshtë.

donald trump

Sondazh

Poll