Bota

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra: Do rrisim zbatimin e ligjeve për sigurinë e produkteve

McGrath i tha gazetës The Guardian se ishte i tronditur nga shitja e produkteve potencialisht të rrezikshme nëpërmjet këtyre platformave me kosto të ulët, të cilat paraqesin rreziqe për sigurinë e konsumatorëve.

20 Korrik 2025, 18:21 Nga E. D
Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra:
Shein, Temu

BRUKSEL- Michael McGrath, komisioneri i drejtësisë i Bashkimit Evropian, shprehu vendosmërinë e tij për të marrë masa të ashpra kundër shitjes së mallrave që nuk përputhen me rregulloret e BE-së në platformat kryesore kineze të tregtisë elektronike si Temu dhe Shein.

McGrath i tha gazetës The Guardian se ishte i tronditur nga shitja e produkteve potencialisht të rrezikshme nëpërmjet këtyre platformave me kosto të ulët, të cilat paraqesin rreziqe për sigurinë e konsumatorëve. Ai tha se do të ishte detyrë e BE-së të vepronte.

“Jam i vendosur që të rrisim zbatimin e ligjeve tona për sigurinë e produkteve dhe rregullave tona të mbrojtjes së konsumatorit ”, tha McGrath. 

Platforma si Temu dhe Shein specializohen në shitjen e produkteve të lira përmes pakove të vogla, miliona prej të cilave hyjnë në BE çdo ditë. Më herët këtë muaj, një raport i Parlamentit Europian zbuloi se shumica e produkteve të pasigurta dhe të paligjshme që mbërrinin në BE vinin nëpërmjet pakove kaq të vogla në tregtinë online, “në veçanti” nëpërmjet platformave kineze.

Në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian hapi një hetim formal ndaj Temu-së, me një analizë paraprake që sugjeronte se platforma mund të mos ketë arritur të godasë produktet që nuk përputhen me standardet. Brukseli e ka shënjestruar gjithashtu Shein-in për shkelje të dyshuara të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë zbritje të rreme dhe pretendime mashtruese për qëndrueshmëri.

Raporti i Parlamentit nënvizoi se zyrtarët doganorë kishin vështirësi në kontrollin e këtyre produkteve që mbërrijnë në porte ose aeroporte kryesore, duke e bërë pothuajse të pamundur ndalimin e tyre nga hyrja në BE. Salvatore De Meo, eurodeputeti i PPE-së i cili është autor i raportit, tha se mungesa e kontrolleve efektive po e vinte në rrezik sigurinë e konsumatorit dhe po penalizonte bizneset që veprojnë sipas rregullave. 

"Nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e konsumatorëve, por ekziston një problem shumë serioz i barazisë së kushteve të lojës për bizneset evropiane. Ata pritet të konkurrojnë me shitësit që nuk po i përmbahen rregullave tona ", tha komisioneri irlandez për Guardian.

michael mcgrath shein temu

Sondazh

Poll