20 Korrik 2025, 14:28
Nga N.F
Foto
TIRANË- Policia ka bërë me dije se gjatë monitorimit të sigurisë detare janë bllokuar 30 mjete lundruese nga Komani në Ksamil. Bllokimi i tyre ka ardhur pasi janë kryer kontrolle të 431 mjetesh lundruese. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Më tej bëhet me dije se janë shpëtuar 13 persona në det. Policia apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.
Njoftimi:
Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve nga Ksamili në Koman janë bllokuar 30 mjete lundruese. 12 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.
13 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.
Përgjatë kësaj jave janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.
Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.
Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 7 raste për t’u ardhur në ndihmë 13 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
siguria detare
Aktualitet
20 Korrik 2025, 14:07
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
QAFË BOTË- Pushimet e verës dhe rikthimi ose dalja jashtë vendit shoqërohet me pritje të gjat...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 13:56
N.F
Foto
DIMAL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kutalli në Dimal. Një 51-vje&c...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 13:40
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka goditur së fundmi nj&eum...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 13:03
N.F
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurtdeda
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin dhe zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim pë...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 12:37
N.F
Foto
TIRANË- Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja ...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 12:10
N.F
Foto
BAJRAM CURR- Një 18-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme nga një 25-vjeçar në Bajram Curr. ...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 12:08
N.F
Foto
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK përmes një njoftimi ka bëre ...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:53
N.F
Foto
VELIPOJË- Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika kallëzuar në polici një rast kërcënimi që...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:45
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandë përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka vënë në pranga 43-vj...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:39
N.F
Foto
TALE- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plaz...