20 Korrik 2025, 12:10
Nga N.F
Foto
BAJRAM CURR- Një 18-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme nga një 25-vjeçar në Bajram Curr. Mësohet se një ditë pas ngjarjes policia ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes. Ai është identifikuar si Sebastjan Dollapaj.
Dollapaj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga 25- vjeçari që dyshohet se goditi me thikë 18-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ditën e djeshme në Bajram Curri. Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Bajram Curri, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. H., specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan autorin e dyshuar shtetasin Sebastjan Dollapaj, 25 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet ka rezultuar se në orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi Sebastjan Dollapaj, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
18-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme.
plagosje me thike sebastjan dollapaj
Aktualitet
20 Korrik 2025, 12:08
N.F
Foto
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK përmes një njoftimi ka bëre ...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:53
N.F
Foto
VELIPOJË- Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika kallëzuar në polici një rast kërcënimi që...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:45
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandë përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka vënë në pranga 43-vj...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:39
N.F
Foto
TALE- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plaz...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:31
N.F
Viktima
SHËNGJIN- Policia ka dalë me një njoftim të ri në lidhje me vdekjen e punëtorit 32-vjeçar, Zef Lorenci. Polici...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 11:15
N.F
Foto
TIRANË- Ministri e Mbrojtjes ka dalë më një njoftim në lidhje me situatën e zjarrve në vend. Ministria bën me ...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 10:00
N.F
Foto
DURRËS- Policia ka vënë në pranga 3 persona në lidhje me një operacion të zhvilluar së fundmi. Mësohet se...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 09:45
N.F
Pamje nga dhuna
KOSOVË- Një rast dhune mes disa vajzash është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një karbu...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 09:23
N.F
Foto
POGRADEC- Policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin Jetmir Muçllari në lidhje me përplasjen fizike të regjistr...
Aktualitet
20 Korrik 2025, 09:07
N.F
Foto
KSAMIL- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e pronarit të "Euro Hotel Ksamil", Albert Pashaj. N&...