Aktualitet

Vrasja e Menduh Kurt Dedës në vitin 2017/ Gjykata e Apelit ktheu për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt, lirohet nga burgu

Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro lekë.

20 Korrik 2025, 13:03 Nga N.F
Vrasja e Menduh Kurt Dedës në vitin 2017/ Gjykata e Apelit ktheu
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurtdeda

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin dhe zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për Marjeta Karajn e cila akuzohet për vrasjen e Menduh Kurt Dedës në vitin 2017. Lirimi i Karajt u urdhërua pasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj. Gjykata e Apelit caktoi Gjykatë e Tiranës që të rishqyrtojë dosjen hetimore të Dedës.

Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro lekë. Për këtë krim makabër është në burg Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është kthyer për rigjykim. Ndërkohë djali i saj Besmir Karaj vazhdon në kërkim.

Dyshohet se Besmir Karaj dhe shoku i tij, nën orientimin dhe udhëzimin e nënës së tij, Marjeta Karajt vranë 61-vjeçarin. Marjeta dhe Menduhu dyshohet se kishin patur një lidhje intime, përgjatë të cilës, ajo i kishte dhënë 10 milionë lekë të reja për hapjen e një shoqate, para që burri nuk ia kishte kthyer. Moskthimi i borxhit përfundoi me një krim makabër ku Kurt-Deda u lidh dhe u dogj përsëgjalli.

marjeta karaj vrasja e menduh kurtdedes

Sondazh

Poll