Aktualitet

Situata e zjarreve në rang vendi/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 32 vatra zjarri! 9 mbeten ende aktive

Te “Liqeni i Luleve” n137 Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara, një në “Fusha e Pelave” dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë.

20 Korrik 2025, 11:15 Nga N.F
Situata e zjarreve në rang vendi/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24
Foto

TIRANË- Ministri e Mbrojtjes ka dalë më një njoftim në lidhje me situatën e zjarrve në vend. Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri. Më tej theksohet se nga këto vatra 9 mbeten ende aktive. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Te “Liqeni i Luleve” n137 Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara, një në “Fusha e Pelave” dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë. Në “Livadhi i Peladhisë” është një vatër aktive mbi fshatin Krajkë. Në Zall Gjoçaj po vështirësohet ndërhyrja. Dibër: Në Dovolan zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv. Në “Qafa e Shëngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), është riaktivizuar një vatër në majën e Paliskës. Janë angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri. Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

Në Shkopet pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit janë djegur rreth 65 ha pyje. Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, zjarri ka përfshirë pyll gështenje me përmasa të mëdha. Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Poll