Aktualitet

Aksident pak para mesnatës në Sarandë/ Motori përplaset me një makinë, plagoset 22-vjeçari

Nga përplasja ka mbetur i plagosur 22-vjeçari i cili është dërguar menjëherë në spitali. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

20 Korrik 2025, 08:59 Nga N.F
Aksident pak para mesnatës në Sarandë/ Motori përplaset me
Foto

SARANDË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Studenti” në qytetin bregdetar të Sarandës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:50. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një automjet.

Mësohet se një 22-vjeçar me motor është përplasur me një mjet tip “Smart”. Nga përplasja ka mbetur i plagosur 22-vjeçari i cili është dërguar menjëherë në spitali. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.

 

aksident ne sarande

Sondazh

Poll