Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike, ky është 32-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në punë në Shëngjin (EMRI+FOTO)

32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.

20 Korrik 2025, 08:06 Nga N.F
Ra në kontakt me energjinë elektrike, ky është
Viktima

SHËNGJIN- Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e djeshme në shëtitoren e Shëngjinit ku humbi jetën 32-vjeçari, Zef Lorenci. Në foto është viktima i cili ndërroi jetë teksa punonte me skenën ku do të mbahet një koncert pranë bustit “Willson”. 

32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara dje nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.

zef lorenci

Sondazh

Poll