Aktualitet

EMRAT/ Sherri në klubin e natës në Palasë, reagon policia: Janë proceduar dy persona! Hodhën gota dhe shishe qelqi në drejtim të njëri-tjetrit duke shkaktuar tension tek klientët

Përshpalaj dhe Sorra janë konfliktuar për motive të dobëta në klubin e natës dhe më pas situata ka agravuar duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende si gota dhe shishe qelqi.

19 Korrik 2025, 22:11 Nga N.F
EMRAT/ Sherri në klubin e natës në Palasë, reagon policia:
Foto

DHËRMI- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sherrin e regjistrua në klubin e natës. Në njoftim bëhet me dije se janë proceduar penalisht dy persona. Të proceduarit janë identifikuar si 34-vjeçari Fatjon Përshpalaj dhe 31-vjeçari Xhulio Sorra.

Ata akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Përshpalaj dhe Sorra janë konfliktuar për motive të dobëta në klubin e natës dhe më pas situata ka agravuar duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende si gota dhe shishe qelqi. Kjo situata ka sjellë që klientët e tjerë të largohen nga frika.

Njoftimi i plotë:

Dhërmi, Himarë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.

Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Çfarë ndodhi në klubin e natës?

Sherri në klubin e natës nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.

Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.

Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.

sherri ne “lollipop”

Sondazh

Poll