Aktualitet

VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.

19 Korrik 2025, 21:25 Nga N.F
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një tjetër sherr është regjistruar pasditen e sotme. Sherri i radhës ka ndodhur në Durrës. Disa pushues mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës. 


Sipas raportimeve punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike. Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

sherr ne durres

Sondazh

Poll