Aktualitet

Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje me makinë 54-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Bëhet me dije se 54-vjeçari i aksidentuar ndërroi jetë në spital si si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat.

19 Korrik 2025, 07:40 Nga M.B
Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje me makinë
Foto ilustruese

TIRANA- Një 27-vjeçar ka përplasur me automjet për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në Tiranë. Bëhet me dije se 54-vjeçari i aksidentuar ndërroi jetë në spital si si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll