Aktualitet

Vodhi një automjet të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia bën me dije se i arrestuari u identifikua dhe u arrestua pas denoncimit të pronares së mjetit.

18 Korrik 2025, 13:12 Nga N.F
Vodhi një automjet të parkuar në Astir, arrestohet
I arrestuari

TIRANË- Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. I riu u prangos pas tentativës për tiu arratisur policisë pas vjedhjes së një mjeti të parkuar në Astir. Ai është identifikuar me inicialet A.M.

Policia bën me dije se i arrestuari u identifikua dhe u arrestua pas denoncimit të pronares së mjetit. Ai pas vjedhjes u largua në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. I riu nuk i është bindur policisë dhe ka tentuar të largohet por pa sukses.

Njoftimi:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”. Vodhi një automjet në Astir, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me automjetin e vjedhur dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetaseje, për vjedhjen e automjetit të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Short time”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

vodhi makinen arrestohet i riu ne tirane

Sondazh

Poll