Sport

Edhe Barcelona do të promovojë Republikën e Kongos kundrejt 40 milionë eurove!...

Monako dhe Milan gjithashtu njoftuan marrëveshje sponsorizimi me Kongon muajin e kaluar, kontrata me klubin katalanas skadon më 29 qershor.

18 Korrik 2025, 13:00 Nga DOSJA

Edhe Barcelona do të promovojë Republikën e Kongos kundrejt 40

Kontrata me ekipin spanjol që mban datën 29 qershor, përcakton një logo që identifikon vendin e konsideruar si "zemra e Afrikës" të shkatërruar nga lufta, të shfaqet në pjesën e pasme të fanelave të stërvitjes dhe nxemjes së ekipit të meshkujve dhe femrave. 

Logoja do të shfaqet gjithashtu edhe në reklamat e klubit dhe në revistën dhe raportin vjetor të klubit, sipas kontratës.

Vendi afrikan do të paguajë midis 10 dhe 11.5 milionë euro në vit për katër sezonet e ardhshme, sipas një marrëveshjeje, detajet e së cilës nuk u bënë publike. Edhe AS Monaco dhe AC Milan njoftuan gjithashtu marrëveshje sponsorizimi me Kongon muajin e kaluar, pa zbuluar shumat.

Edhe Barcelona do të promovojë Republikën e Kongos kundrejt 40

Ministri i Sportit të Kongos, Didier Budimbu, i tha Reuters se kontrata me AS Monaco arrin në 1.6 milionë euro në sezon, por nuk zbuloi shumat e kontratave me AC Milan dhe Barcelonën. Një burim qeveritar kongolez tha se kontrata me AC Milan arrin në 14 milionë euro në sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll