Sport

FSHF përzin goglat për sezonin e ri, Superiorja nis aty ku u la… me Vllaznia-Egnatia!

FSHF përzin gogla, Superiorja nis aty ku u la… Në javën e parë Vllaznia-Egnatia! Mësoni ndeshjet e javës së parë

18 Korrik 2025, 11:29 Nga DOSJA

FSHF përzin goglat për sezonin e ri, Superiorja nis aty ku u

TIRANE - Sot në Shtepinë e Futbollit, në orën 11:00, Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për të përcaktuar kalendarin e Kampionatit të 87-të të Abissnet Superiores për sezonin e ri 2025-2026.

Pas përzierjes së gogla dhe përcaktimit të skuadrave me nga një numër nga shefi i garave Marjus Sulejmani, java e pare, në fund të gushtit, për kampionatin e Superiores do të jetë:

Partizani - Vora

Teuta - Dinamo

Vllaznia - Egnatia

Elbasani - Flamurtari

Bylis - Tirana

Pas përcaktimit të kalendarit të ri të Superiores, Federata Shqiptare e Futbollit hodhi shortin edhe per kampionatin e ri të Kategorisë së Parë. Ndeshjet e javës së parë janë:

Skënderbeu - Burreli

Iliria - Laçi

Kukësi - Apolonia

Luftëtari - Korabi

Besa - Kastrioti

Pogradeci - Lushnja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll