Sport

Fitore dhe përmbysje fantastike e Vllaznisë, i riu Dodaj dhe Mala kualifikojnë kuqeblutë për në turin e dytë të Conference League…

Kuqeblutë shkodranë e realizuan detyrën e tyre, ata përmbysën gjithçka në ndeshjen e kthimit dhe me fitoren 4-2, kalojnë në turin e dytë të Conferencë League…

17 Korrik 2025, 19:13 Nga DOSJA

Fitore dhe përmbysje fantastike e Vllaznisë, i riu Dodaj dhe Mala

LETONI - Vllaznia ia del të përmbysë gjithçka në Letoni, përballë Daugvapils duke fituar 4-2 në transfertë. Dhe falë kësaj fitoreje mjaft të bukur, ia del mbanë të kalojë edhe në turin e dytë të Conferencë League.

Shkodranët rikthehen pas gati 4 vitesh të kalojnë të paktën një tur në Kupat e Europës dhe këtë herë falë një paraqitjeje thuajse perfekte përballë kundërshtarit të tyre me të cilin gabuan një javë më pare, ku u mundën 0-1 në “Elbasan Arena”.

Gjithsesi djemtë e Edi Martinit reaguan shumë mirë duke zhbllokuar të parët ndeshjen me Mendsah, por kur dukej se gjërat do të ishin të thjeshta për Vllaznisë, vendasit shënojnë dy gola për dy minuta për të përmbysur avantazhin e përkohshsëm të skuadrës shqiptare.

Edhe pse nën këtë presion rezultati dhe gabimesh, sërish Vllaznia reagon, duke barazuar rezultatin dhe me shifrat 2-2 u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë është i riu Dodaj, protagonist i suksesit, në fillim duke kaluar sërish kuqeblutë në avantazh në minutën e 74-t dhe më pas në të 87-n duke shërbyer me një assist për Esat Malën, që shënon golin e kualifikimit 2-4.

Minutat e fundit të shtesës sërish janë drithëruese për shkodranët që pësojnë një gol tjetër, por që për fat arbitri është i vëmendsëm dhe anulon gjithçka, duke mbyllur ndeshjen nën vërshëllimën e trefishtë me shifrat 4-2, apo 4-3 të të dy ndeshjeve bashkë. Një sukses që i jep mundësinë Vllaznisë të kalojë në raundin e dytë eliminator të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll