Sport

Eliminohet Partizani, fillon aventurën Europiane Dinamo, ja me këtë do të luajë!...

Sfida e parë mes skuadrave do të luhet në Andorra më 24 korrik, ndërsa një javë më pas Dinamo t’i presë në Shqipëri.

17 Korrik 2025, 22:44 Nga DOSJA
Eliminohet Partizani, fillon aventurën Europiane Dinamo, ja me

TIRANE - Dinamo ka mësuar kundërshtarin më të cilin do të përballet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Blutë e Ilir Dajës do të masin forcën me skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes, që mbrëmjen e sotme eliminoi skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange.

Atletik Escaldes triumfoi në duelin e parë me rezultatin 2-0, teksa arriti të siguronte një tjetër triumf të artë në transfertë, me rezultatin 2-3.

Interesant është fakti se në vitin 2023, Atletic Escaldes, u përball me Partizanin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku “Demat e Kuq”, triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Sfida e parë mes skuadrave do të luhet në Andorra më 24 korrik, ndërsa një javë më pas Dinamo t’i presë në Shqipëri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll