Aktualitet

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga, 3 të plagosur nisen drejt Traumës

Sipas informacioneve paraprake të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit e më pas janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

17 Korrik 2025, 20:41 Nga M.B
Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga, 3 të plagosur nisen drejt
Foto ilustruese

GRAMSH- Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit nga ku mësohet se një automjet ku ndodheshin 3 persona ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit e më pas janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Momentalisht shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa rasti po hetohet.

aksident

Sondazh

Poll