Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, të plagosurit nisen drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

17 Korrik 2025, 16:11 Nga M.B
Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, të
Foto ilustruese

TIRANA- Dy personat e plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

saranda

Sondazh

Poll