Aktualitet

Duhet t'i nënshtrohet një operacioni për të prerë këmbën, 40-vjeçarja rrezikon të mbetet e paralizuar, spitali shqiptar nuk jep epikrizën për të kryer ndërhyrjen në Itali

Edhe pse prej vitesh po merr trajtime këmba e saj nuk ka patur përmirësim madje tani përshkak të infeksionit i rrezikohet shtylla kurrizore.

17 Korrik 2025, 12:28 Nga N.F
Duhet t'i nënshtrohet një operacioni për të prerë
Dervishi

TIRANË- 40-vjeçarja, Fatmira Dervishi prej vitesh po vuan pasojat e djegies në këmbën e djathtë. Dervsihi që kur ka qenë fëmijë ka kaluar jetën nëpër spitaleve me operacione të vazhdueshme. Edhe pse prej vitesh po merr trajtime këmba e saj nuk ka patur përmirësim madje tani përshkak të infeksionit i rrezikohet shtylla kurrizore.

Në një situatë të tillë Fatmira është e detyruar të presë këmbën pasi nëse kjo procedurë nuk do të kryhet mund ta lërë të paralizuar. Problemi është se në Shqipëri askush nuk i siguron protezën që të mund të ecë sërish.

Fatmira ka marrë garanci në një spital shtetëror në Itali për kryerjen e operacionit për prerjen e këmbës dhe vendosjen e protezës, por spitali shqiptar nuk jep epikrizën ku të përcaktohet se proteza nuk i garantohet në Shqipëri. Mos dhënia e këtij dokumenti rrezikon të lërë nënën e dy fëmijëve të paralizuar gjithë jetën.

fatmira dervishi

Sondazh

Poll