Aktualitet

Po hipte në automjet për t'u transportuar në burg, 23-vjeçari shqiptar i arratiset policisë në Zvicër, autoritetet "në këmbë" për kapjen e tij

Ai akoma nuk është kapur ndërsa policia po kërkon dëshmitarë.

17 Korrik 2025, 13:13 Nga N.F
Po hipte në automjet për t'u transportuar në burg,
Shqiptari

ZVICËR- Autoritetet zvicerane kanë njoftuar arratisjen e një të burgosuri shqiptar në Baden. Mësohet se 23-vjeçari shqiptar është arratisur gjatë transportit. Ai akoma nuk është kapur ndërsa policia po kërkon dëshmitarë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak para orës 09:00 të mëngjesit, të enjten në Baden AG. Shqiptari 23-vjeçar u arratis pak para se të hipte në një automjet për transportimin e të burgosurve. Sipas policisë, i kërkuari mbante pantallona të zeza, xhaketë të zezë me mëngë me motive të bardha dhe këpucë të bardha. Gjithashtu, gjatë arratisjes kishte pranga në duar.

arratiset shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll