Aktualitet

Del jashtë kontrollit zjarri në Drenovë të Mallakastrës, era e fortë favorizon flakët

Bëhet me dije se dhjetëra forca zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, bashkitë dhe efektivë të ushtrisë janë angazhuar në terren për të përballuar flakët që po përhapen me shpejtësi.

17 Korrik 2025, 14:51 Nga E. D
Del jashtë kontrollit zjarri në Drenovë të
pamje nga zjarri

MALLAKASTËR- Vatra e zjarri në Drenovës në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit gjatë orëve të fundit. Bëhet me dije se dhjetëra forca zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, bashkitë dhe efektivë të ushtrisë janë angazhuar në terren për të përballuar flakët që po përhapen me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjeve nga ajri, përfshirë përdorimin e helikopterëve, zjarri vijon të jetë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë pyjore dhe kullotash. Shërbimet e emergjencës po punojnë me intensitet për të shmangur afrimin e zjarrit drejt zonave të banuara, ndërsa rreziku për banesat mbetet real nëse situata nuk vihet nën kontroll në orët në vijim.

zjarr ne mallakaster

Sondazh

Poll