Sport

VIDEO / Pamje të frikshme, atentati dhe plumbat që nuk e mundën dot çeçenin e MMA-së!

Sapo Khizriev mbyll bagazhin e makinës së tij, dy burrat me kapuç vrapojnë pas tij, i pari qëllon nga afër, por atleti rus bie mbi të dhe fillon një përleshje trup më trup. Personi i dytë me kapuç e ndjek dhe e qëllon gjithashtu nga afër.

16 Korrik 2025, 22:14 Nga DOSJA
VIDEO / Pamje të frikshme, atentati dhe plumbat që nuk e mundën

ÇEÇENI – Vetëm arma mund t’i rrëzojë me sa duket, por vetëm për momentin, sportistët nga Dagestasni, nga të cilët edhe Shqipëria ka dy mundësitë, Abakarov dhe Dudaev. Gjithsesi, ka bërë xhiron e rrjetit një atentat ndaj luftëtarit të arteve marciale MMA, Timur Khizriev jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala.

Luftëtari rus, i cili stërvitet në mjediset në pronësi të superyllit të MMA-së Khabib Nurmagomedov po kthehej në shtëpi nga stërvitja kur dy persona të armatosur e sulmuan papritur. Kamerat e sigurisë së kompleksit regjistruan tentativën e vrasjes.


Sapo Khizriev mbyll bagazhin e makinës së tij, dy burrat me kapuç vrapojnë pas tij, i pari qëllon nga afër, por atleti rus bie mbi të dhe fillon një përleshje trup më trup. Personi i dytë me kapuç e ndjek dhe e qëllon gjithashtu nga afër.

Khizriev arriti të shpëtonte, pavarësisht plagëve të marra ndërsa sulmuesit u larguan. Atleti i arteve marciale është plagosur në shpatull, gjoks dhe dorë, por është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Khizriev, i cili stërvitet me Nurmagomedov, është 29 vjeç dhe ka të njëjtin numër fitoresh në 18 ndeshje profesionale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll