Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës/ Autorët lëviznin me makina me qira, vëllezërit tentuar t'i hiqnin GPS për të zhdukur gjurmët (FOTO)

Bëhet me dije se tre vëllezërit Bushgjokaj disa ditë para kryerjes se krimit kanë marrë disa makina me qira në Rinas dhe Yzberisht.

16 Korrik 2025, 10:26 Nga E. D
Vrasja e Renis Dobrës/ Autorët lëviznin me makina me qira,
pamje nga vendngjarja

MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra. Së fundmi janë publikuar edhe foto e dy prej makinave me qira që kanë përdorur autorët e dyshuar për vrasjen e të riut në Mat. Bëhet me dije se tre vëllezërit Bushgjokaj disa ditë para kryerjes se krimit kanë marrë disa makina me qira në Rinas dhe Yzberisht. 

Gjithashtu raportohet se vëllezërit i kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët. Po ashtu ata kanë tentuar t'i hiqnin GPS për të zhdukur gjurmët Ata fillimisht kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel për rreth tre ditë, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit.

vrasja e renis dobres

Sondazh

Poll